Sherri mes dy vëllezërve Toska dhe rojes security në Tiranë nisi për një vend parkingu. Ngjarja e ndodhur në një prej qendrave tregtare në autostradën Tiranë-Durrës, tek e cili qëlloi me armë efektivi i policisë Drilon Toska, la këtë të fundit të arrestuar dhe vëllain e tij të shpallur në kërkim.
Konflikti fillimisht ka nisur nga vëllai i efektivit Drilon Toska, Arbër Toska, për shkak të një vendi parkimi. Pas konfliktit, Arbri ka kërkuar ndihmën e të vëllait, i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe ka ndodhur konfrontimi.
Mes dy vëllezërve dhe rojeve të sigurisë private të qendrës tregtare ka pasur përplasje fizike, ofendime ku më pas efektivi Drilon Toska ka nxjerr armën dhe ka qëlluar një herë. Gjatë konfliktit Toska nuk ishte në shërbim dhe ishte pa uniformë.
/Priza.al/