Zjarr në një pus nafte në Patos, rrezikohet një depozitë e naftës bruto

Një pus nafte ka marrë zjarr në Patos të Fierit. Flakët kanë rënë në zonën e quajtur ‘’Ofiçina e Vjetër’’ teksa zjarri po avancon duke djegur ullishte pranë pusit. E gjithë zona është me puse nafte e stacione dekantimi teksa shumë pranë është dhe një depozitë e naftës bruto.

Tre zjarrfikëse e dhjetëra punonjës janë në terren për të shuar flakët teksa tymi ka mbuluar gjithë zonën.

Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarri ndërsa mësohet se pusi i naftës është nën administrimin e një kompanie private.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *