Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në Prrenjas. Mësohet se ka humbur jetën një 43-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe.
43 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka humbur jetën. Pasagjerja është plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2021,rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe, Prrenjas, shtetasi Z.S., 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka humbur jetën. Pasagjerja është plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/Priza.al/