Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë rreth rrotullimit të Saukut. Burime për ‘Priza.al’ bëjnë të ditur se makineria e ndërtimit është përplasur me bordurën.
Nga informacionet paraprake mësohet se shoferi është shpërqëndruar dhe ka humbur kontrollin e betonieres. Për fat të mirë nuk është përplasur më asnjë makinë duke qenë se aksidenti ka ndodhur në autostradë.
‘Priza.al’ ka arritur të sigurojë fotografi nga vendngjarja.
Policia nuk ka mbërritur ende në vendngjarje.
/Priza.al/