Mihal Kokëdhima, ish-pronari i restorantit “Panorma” i cili u bë i njohur në media pas skandalit me turistët spanjollë ka dalë sërish në skenë. Në videon e publikuar nga JOQ, Kokëdhima shihet se është përfshirë në një debat të fortë më disa pushues që i kanë zënë çadrat.
Qytetari i ofron para në këmbim të përdorimit të shezlongëve, por Kokëdhima u kërkon që të largohen që aty. Pushuesit këmbëngulin dhe i thonë se kanë lajmëruar edhe policinë, por Mihal Kokëdhima nuk tërhiqet. Ai shton se kushdo që të shkojë aty, nuk i bën dot asgjë, sepse është në pronën e tij private.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Sa kushton
Mihal Kokëdhima: Nuk shes ore, nuk shes…s;më plas fare
Qytetari:Një minutë ore, është nipi im ai…
Mihal Kokëdhima: Ore më lër të flas me një njeri
Qytetari:O zotëri vër tabelën, ky nuk është plazh privat, është public. Hiq çadrën.
Mihal Kokëdhima: Unë të heq çadrën? Ke bërë gabim ore, nuk heq çadrën
Qytetari:Ore është plazh public
Mihal Kokëdhima: Ky është imja
Qytetari:Për shezlonin u mërzite ti, unë të jap lekët
Mihal Kokëdhima: Ke marrë mallin pa pyetur
Qytetari:Të japim lekët….more vër tabelë atje që është pronë private
Mihal Kokëdhima: Është publik
Qytetari:A është publik? Ore merr shezlonin dhe zhduku, kris b****
Mihal Kokëdhima: B*** krise ti, qenka skandaloz….
Qytetari:Kemi lajmëruar dhe policinë, i mora në telefon…
Mihal Kokëdhima: Jam në pronën time, nnuk më rr****** fare se kush vjen…ik tani
Qytetari:Ik ti o vëlla se unë do bëj lazh, jam në pronën time
Mihal Kokëdhima është arrestuar më herët, pasi në media qarkulloi videoj ku ai përndiqte dhe kërcënonte turistët spanjollë. Ky skandal zbuloi se restoranti “Panorma” ishte pa leje dhe u shemb më pas. Siç duket, Kokëdhima vijon biznesin e tij, tashmë pa resort, por me shezlonge dhe çadra në të njëjtin plazh.
/Priza.al/