Kandidati i Bashës grushton biznesmenin/Luçiano Boçi nxjerr fakte të reja

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi, ka sqaruar përplasjen me biznesmenin Gjergj Luca. Ai ka thënë dje se ishte në një takim elektoral, dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar si dhe ka pasur përplasje fizike.

E ndërsa biznesmeni Gjergj Luca tha se jo vetëm është dhunuar, por edhe grabitur nga Boçi, i cili sipas tij, i ka marrë telefonin në momentin kur janë përplasur në një lokal. Lidhur me këtë pretendim, Luçiano Boçi shprehet se video që qarkullon në media nuk është e plotë. Ai shton më tej se pas përplasjes me Lucën, ai vetë ka shkuar në Prokurori dhe se video ka dalë nga biznesmeni.

“Në video shihet një telefon i imi, i cili ka rënë në tokë. Videos i mungon momenti i parë dhe kryesor, agresioni i Gjergj Lucës kundër deputetit Luçiano Boçi.  Videoja është e manipuluar.

Gjergj Luca nuk flet dhe vepron vetëm. Ai është thjesht një zgjatim kriminal i mazhorancës. Sa i takon kësaj çështje, në do depozitojmë sot një ankesë sot në ILD, Metani të verifikojë nëse Prokuoria e Elbasanit e ka marrë videon e plotë për të hetuar”, tha Boçi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *