Pamje të rënda/ Përplasje me armë zjarri në Lushnjë, një i vrarë dhe disa të plagosur në pedonalen e qytetit

Një person i identifikuar si Bledar Muço ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme, si pasojë e një atentati me kallashnikov. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lokalin e ndodhur në pedonalen e qytetit të Lushnjës. Muço, 41 vjeç, ishte në një tavolinë me mikun e tij të identifikuar si Bledar Marku, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt tyre.

Pa zbritur fare nga makina e llojit “Golf”, autorët zbrazën kallashnikovin mbi lokalin ku ndodheshin ulur dy biznesmenët dhe vranë Muçon. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Marku. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Autorët janë larguar në drejtim të paditur. Policia ka rrethuar zonën dhe ka bllokuar të gjithë hyrje-daljet e qytetit të Lushnjes, por deri tani nuk është bërë me dije për asnjë person të arrestuar.

Të dy personat e qëlluar rezultojnë të jenë pa precedentë penalë. Ata kanë biznese vogla në Lushnjë, kryesisht bar-kafe dhe raportohet se njiheshin si persona të qetë në zonë. Nuk dihet arsyeja e këtij atentati, nëse viktima apo i plagosuri janë përfshirë në ndonjë konflikt kohët e fundit.

‘Priza.al’ ka arritur të sigurojë pamjet ekskluzive nga vendngjarja të cilat janë shumë të rënda.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *