Një 30-vjeçare është goditur me sende të forta në Korçë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Tudas dhe ditën e djeshme ka qenë vetë e plagosura që ka bërë denoncimin në komisariatin e Korçës.
Ajo pretendon se e ka dhunuar fqinji i saj 60-vjeçar me inicialet F.K, teksa ka dorëzuar edhe një video në komisariat si dhe ka dhënë dëshminë.
Në sfond dëgjohet një fëmijë që i thotë: Mos e prek me dorë se të erdha aty…
Gruaja ka treguar se është goditur me zorrën e ujit nga fqinji i saj. Ky i fundit është vënë në pranga nga policia. Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për rastin.
/Priza.al/