Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjës. Sipas njoftimit të Policisë, viktimë ka mbetur një person, Bledar Muço, pronari i lokalit ku u qëllua, ndërsa janë plagosur tre të tjerë.
Tre të plagosurit kanë qenë klientë rastësorë në lokal. Ata janë Ervis Tafa, Judin Velo dhe Sara Liçi. Të plagosurit ndodhen në spital duke marrë ndihmën e nevijshme mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/Priza.al/