Parashikimi i motit 24 gusht 2021/ Vranësira dhe rënie e lehtë e temperaturave

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të paraqitet deri në mesditë në ndikimin e masave ajrore të kthjellëta dhe relativisht me temperatura të larta. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 24°C në 36°C dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 37°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit Europian mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta. Por vijon mot me vranësira dhe reshje në Europën Lindore dhe pjesërisht në Qëndër të Kontinentit.

Kosova
Kthjellimet do të jenë mbizotëruese deri pas mesditës në të gjithë Kosovën. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash nëpër territor duke krijuar mundësinë edhe për shira afatshkurtër e të papërfillshëm në skajin verior të saj.

Maqedonia e Veriut
Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, por duke ju afruar mesditës vranësirat shpeshtohen në të gjithë MV duke rrezikuar shira të izoluar në zonat veriore. Parashikohet që këto kushte atmosferike të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *