Tiranë/ Arrestohet 48-vjeçari te `Ali Demi`, ndodhej brenda lokalit me armë me vete

Policia e Tiranës vijon kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete apo që janë të shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës ka arrestuar Fatmir Peposhin, 48-vjeçarin që lëvizte me armë zjarri me vete në kryeqytet. Ai u ndalua me armë zjarri me vete brenda një lokali në zonën e ‘Ali Demit’. Atij iu gjetën dhe 5 fishekë. Policia arerstoi dhe Bledar Gjinishi, 47 vjeç, pasi kishte dijeni për armën dhe nuk tregoi asgjë.

Informacion nga policia:

Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete apo që janë të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve kapet në një lokal, një 48-vjeçar që mbante armë zjarri me vete. Në pranga dhe një tjetër shtetas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të informacione se në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi”, ndodhej një shtetas i cili mbante armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Fatmir Peposhi, 48 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bledar Gjinishi, 47 vjeç, pasi kishte dijeni për armën, por nuk ka treguar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *