Sikur të mos mjaftonte adrenalina që të jep hedhja me litar nga lartësi të mëdha, ky djalë nga Rusia vendosi ta çonte guximin në një nivel komplet tjetër. Ai e lidhi litarin në dy pirsing që kishte në fundshpinën e tij.
Videoja e djalit bëri xhiron e rrjetit. Në video shihet momenti kur ai hidhet nga çatia e një depoje të braktisur, 50 metra të lartë. Ai më pas hidhet dhe e gjithë pesha spostohet te fundshpina e tij. Pak pasi u hodh, djali dëgjohet teksa bërtet nga dhimbjet. Videoja u publikua në internet me mbishkrimin: Ky ekstremist i Shën Petersburgut donte të ndjente të gjithë gamën e ndjesive ekzistuese të dhimbjes.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail