Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gjirokastër, banorët në ndihmë të zjarrfikësve

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Zhulat të njësisë Administrative Cepo në Gjirokastër është aktivizuar mesditën e sotme.

Fillimisht flakët janë aktivizuar në vendin e quajtur Hone dhe më pas janë përhapur në të gjithë zonën.

Njësitë e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të munduar shuarjen e flakëve. Në luftë me zjarrin janë angazhuar edhe banorë të fshatit, pasi terreni është shumë i thyer dhe nuk lejon futjen e mjeteve të zjarrfikësve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *