Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka reaguar pas dekretimit nga presidenti Meta të 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Soreca ka përshendetur emërimin dhe ka theksuar se është e rëndësishme të procedohet me emërimet e mëtejshme në Gjykatë.
“Ne mirëpresim emërimin nga Presidenti Ilir Meta të 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit nga KLGJ. Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv”, deklaron ambasadori i BE Luigi Soreca.