Shqipëria rrezikohet nga shpërthimi i fruthit, ISHP ngre alarmin: Mbulesa vaksinale ka rënë në 91%

Sipas të dhënave të bëra publike në raportin e INSTAT për Treguesit e Shëndetit Publik, për vitin 2020 rezulton se nga vaksinat që janë të detyrueshme për fëmijët në vendin tonë, që janë pjesë e kalenadarit të vaksinave, mbulesa vaksinale është mesatarisht në nivelet mbi 97 % duke përmbushur kështu dhe kriterin bazë, ku çdo antigen vaksinal duhet të jetë mbi 95 % në nivel kombëtar.

Në raportin e INSTAT, shkruhet se përjashtim bënë vetëm grupi Fruth-Rubeolë dhe Parotit, me mbulim 91 %. Ky grup vaksinash, në vitin 2020, ka rënë me 4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019.

Ulja e mbulesës vaksinale në rang kombëtar e kësaj vaksine është shumë e lartë sipas ekspertëve të vaksinimit, pasi në vitin 2018 që rezulton dhe si vitit më i keq, ku mbulesa ra nën 95% dhe arriti në 94.1% pati shpërthime të disa rasteve të fruthit të fëmijët e pavaksinuar. Sipas ISHP u identifikuan rreth 800 raste me fruth dhe dy fëmijë të vegjël humbën jetën.

Nga viti në vit numri i fëmijëve të pavaksinuar ka ardhur në rritje kjo për arsye se shumë prindër kanë zgjedhur të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre, nga frika e efekteve anësore duke e lidhur kryesisht me autizmin. Fruthi mund të parandalohet me dy doza të vaksinës që injektohen në moshën 1 dhe 5 vjeç.

/Marrë nga TVKLAN/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *