Dy vjet pas tërmetit tragjik të nëntorit, Laçi ende pa spital

Banorët e Kurbinit nuk e marrin shërbimin shëndetësor. Tërmeti i 26 nëntorit të 2019 nuk kurseu as godinën e Spitalit të Laçit. Sipas kësaj tabele spitali duhet të ishte ngritur për 4 muaj, por realiteti është ndryshe. Deri më tani në këmbë qëndron vetëm skeleti i godinës. Për të kryer një vizitë mjekësore banorët e Laçit thonë se duhet të shkojnë në Lezhë ose në Tiranë.

Ishte ministrja Ogerta Manastirliu ajo që njoftoi për afatin e përfundimit të punimeve. Spitali i Laçit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke u klasifikuar si një nga objektet me dëmtime të rënda strukturore. Rindërtimi i spitalit të ri të Laçit duhej të kishte përfunduar në muajin qershor të këtij viti. Ky spital tani duhet të ishte në funksion në 50 mijë banorëve të Kurbinit.

/Marrë nga Top Channel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *