Dy nga dhjetëra personat që janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici, dyshohet se qëndrojnë pas atentatit ku u vra Bledar Muça dhe mbetën të plagosur pesë persona të tjerë. Ende nuk dihen identitetet e tyre, por mësohet se ata e kanë mbajtur Muçën nën vëzhgim për më shumë se një jave para vrasjes.
Të dy janë parë teksa lëviznin me makinën e tipit “Golf”, në qytetin e Lushnjës, për ditë me radhë. Priten të merren në pyetje, në mënyrë që të zbardhin detaje në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në krim.
/Priza.al/