I akuzuar për trafik droge, dështon seanca në Apel për 72-vjeçarin Selim Çekajn/ Ja shkaku

Ka dështuar seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për ndryshimin e masës së sigurisë të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.

Mesohet se shkak është bërë braktisja e seancës nga avokatët mbrojtës të Çekajt.

72-vjeçari Çekaj nuk ishte prezent në sallë pasi prej javësh ndodhet në spital. Këtë pohoi dhe avokati i tij, Maks Haxhia për mediat.

Më herët, avokatët e tij kërkuan përjashtimin e kryesuesit të seancës, Dhimitër Lara, me argumentin se i njëjti gjyqtar ka gjykuar dhe dhënë vendim në Apel për Arbër Çekajn. Edhe pse u paraqit kjo kërkesë, Lara vendosi të vijojë shqyrtimin.

Haxhia zbuloi se u larguan nga seanca e cila vijoi normalisht duke caktuar seancën e radhës në datën 27 gusht, ora 09.00.

Selim Çekaj iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit pas refuzimit të Shkallës së Parë për të dhënë një masë më të butë arresti. Rasti i babait të Arbër Çekaj është i veçantë në këtë fazë ku ndodhen hetimet, pasi pavarësisht vendimit të Gjykatës së Posaçme për t’a lënë në burg, në të njëjtin mendim që në datën 7 gusht nuk ishte SPAK-u. Prokuroria e Posaçme, e përfaqësuar nga prokurori Behar Dibra i kërkoi gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, pasi sipas SPAK nuk ka asnjë provë se 72-vjeçari  të jetë i përfshirë në trafik të drogës.

Arrestimi

Selim Çekaj përfundoi në prangat e Policisë në momentin kur lënda narkotike u zbulua në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë së krijuar  prej tij. E njëjtë metodë trafiku  e lëndës narkotike ishte zbuluar më herët ku përfundoi në  prangat Arbër Çekaj, djali i 72-vjeçarit.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontejnerë, u bë  e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *