Drejtoresha e ISHP, Albana Fico siguron se Shqipëria do të vijojë të mos e ketë vaksinimin me detyrim.
Ajo thotë se kjo strategji do të ndiqen, por problem sipas saj qëndron tek mjekët dhe arsimtarët që përpos mbrojtjes së vetes kanë detyrë të mbrojnë edhe komunitetin.
Sipas Ficos, ka mënyra alternative që një person të punojë brenda parametrave të punës, dhe njëra prej tyre mund të jetë statusi joinfektiv i vetes.
“Vaksinimi nuk është i detyruar, e kemin djekur dhe do të vijojmë ta ndjekim. Referencat tuaja i kemi parë edhe ne, çështja qëndron, që ka disa element siç janë mjekët, arsimtarët, që përpos detyrën qytetare kanë detyrë të mbrojnë komunitetet. Nuk detyrojmë, por ka mënyra alternative që një person të punojë, port ë jetë brenda parametrave të punës. Nuk detyron njeri, por mund të kërkosh statusin joinfektiv të vetin.
Për shkollat, ne ndjekim me shumë përgjegjësi, qoftë me vaksinim të hapur apo alternative. Ne shohim situatën dhe do të vijojmë.’’- tha Fico.
/Priza.al/