Një 38-vjeçar rus ka notuar për 20 kilometra nga vendi i tij drejt Japonisë, për të kërkuar azil politik. Disa media lokale raportuan se bëhej fjalë për Vaas Feniks Nokard nga Izhvesk.
Mësohet se ai po qëndronte në ishullin Kunashir, i cili është pjesë e Rusisë, ndërsa 20 kilometra larg ndodhet Hokaido, ishulli më verior i Japonisë. Nokard mbërriti dy ditë më parë. Por ai është arrestuar nga policia lokale dhe po merret në pyetje.
Nokard ishte deportuar në vitin 2011 nga Japonia, për shkak se kishte shkelur rregullat e qëndrimit në vend. Po ashtu ai ka një histori me falsifikim dokumentesh dhe më parë është deportuar nga Tajlanda dhe Indonezia.
/Priza.al/