Kishte 14 ditë pa bërë asnjë “ask” me ndjekësit e saj në “Instagram”, e ditën e djeshme vendosi që të bënte një të tillë. Është fjala për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Sindi Loci, e cila nuk përton që t’u kthejë përgjigje pyetjeve të shumta të ndjekësve.
Kurioziteti i fansave të saj është i madh dhe pyetjet janë si nga ato personale e deri te dhënia e ndonjë mendimi për ndonjë ngjarje të caktuar.
Një ditë më parë, një ndjekës e ka pyetur në lidhje me ngjarjet e rënda që dëgjojmë shpesh në media, ku burrat vrasin të dashurën apo bashkëshortet e tyre.
“Fol diçka për këto plehra monstra meshkuj”, i shkruan një ndjekëse, të cilës Sindi ka vendosur që t’i përgjigjet e para.
“Sa shumë mund të them për këtë temë që na ka prekur jo pak gjithë ne shqipeve. Më duket çnjerëzore, e shpifur dhe e tmerrshme fakti në çfarë kohe jetojmë. Kriminelë që “bredhin” të lirë rrugëve tona dhe ku shohim jo pak dhunë dhe nënçmin ndaj grave ditë për ditë. Jemi rrethuar nga burra impotent që tregojnë forcën e tyre mbi një grua, jemi rrethuar nga burra që për çdo gjë fajin ja lënë gruas.
Burra që për tradhtinë, dhunën psikologjike dhe fizike prapë se prapë e justifikojnë duke thënë që e kishte fajin ajo. Burra që nëse një grua ngre zërin është llafazane, burra që nëse shohin një grua të fortë që nuk ja ka nevojën askujt kanë frikë dhe i drejtohen zgjidhjes më të lehtë, burra që nuk vlerësojnë më karakterin e një gruaje por trupin që ju fal për të kënaqur veten e tyre qoftë edhe për një natë, burra që nuk ju dalin dot për zot grave të tyre dhe nuk marrin as guximin më të vogël për të bërë diçka për atë që duan, as edhe ti thonë që e duan.
Jemi rrethuar nga këto monstra (pa dashur ti përgjithësoj) që janë kaq impotent sa forca e një gruaje të pavarur i frikëson. Kjo është Bota ku ne jetojmë në këto kohë, dhe është i frikshëm përfundimi i historisë tonë. Me pak fjalë jemi rrethuar nga Burra që nuk kanë pikën e karakterit dhe respektit për veten e tyre në fillim!!! Pa Gra nuk ka jetë dhe po ashtu pa Burra të vërtet nuk ka jetë!!!”, përgjigjet Sindi.
/Priza.al/