Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, mësohen përballjet e turit të parë

Kupa e Shqipërisë do të ngrejë siparin në datën 22 shtator me turin e parë eliminator, teksa është hedhur dhe shorti duke caktuar përballjet për të gjitha skuadrat.

Kampionia në fuqi, Teuta do të ndeshet me fituese e ndeshjes Sopoti-Luzi, ndërsa fituesja e Kupës sezonin e kaluar, Vllaznia do të përballet me çiftin fitues Labëria-Devolli. Partizani do të ndeshet me Tërbunin, ndërsa Tirana me Shkumbinin.

Skënderbeu ka ‘peshkuar’ Veleçikun, ndërsa Laçi do të përballet me Butrintin dhe Kukësi me Maliqin. Turi i dytë eliminator do të luhet në datat  3 dhe 17 nëntor me sistem vajtje-ardhje.

Faza e tretë eliminatore do të luhet në datën 26 janar dhe 9 shkurt, turi i katërt eliminator në datën 30 mars dhe 14 prill, ndërsa finalja e madhe në datën 31 maj të 2022.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *