Vatra e zjarrit pranë autostradës në Fushë Mamurras është vënë nën kontroll. Bëhet me dije se zjarri është shuar nga zjarrfikësit e Kurbinit pasi janë ndihmuar edhe nga banorët e zonës.
Nuk është bërë e ditur se sa sipërfaqe toke është djegur. Mendohet se zjarri është vendosur në mënyrë të qëllimshme.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme në Kurbin janë shfaqur disa vatra zjarri në shkurre dhe ferra, por që nuk kanë qenë të rezikshme dhe janë shuar.
/Priza.al/