”Veprimet dhe jo fjalët e talebanëve do të përcaktojnë procesin e ardhshëm në Afganistan. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë Afganistanin në këtë kohë të vështirë dhe të tregojë solidaritet, pavarësisht se kush qeveris vendin “, tha ai.

Ndër të tjera, Erdogan tha se trupat dhe diplomatët turq po punonin shumë për të ruajtur rendin në aeroport për të mbajtur operacionet e evakuimit.

Më herët, Ministria Turke e Mbrojtjes njoftoi se ushtria turke kishte filluar tërheqjen nga Afganistani.

/Priza.al/