Photoshooting përfundon tragjikisht, modelja 36-vjeçare sulmohet nga leopardi

Një modele 36-vjeçare është dëmtuar nga një leopard gjatë një fotosesioni që shkoi keq në një kopësht zologjik në Gjermaninë lindore.

Gruaja, e përshkruar si një modele fotografie, pësoi dëmtime serioze në kokë brenda një rrethimi që është shtëpia e dy leopardëve, Troy dhe Paris.

Policia tha se ajo u dërgua në spital me plagë të rënda.

Kushtet e jetesës së kafshëve, sjellja dhe siguria e vendit u kontrolluan nga veterinerët vendas vetëm këtë muaj, thonë autoritetet e qarkut.

Grupi i të drejtave të kafshëve iu përgjigj sulmit duke bërë thirrje që macet e mëdha të mbaheshin vetëm në qendrat e njohura të shpëtimit ku ato nuk mund të shfrytëzoheshin për përfitime komerciale.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *