Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka vlerësuar presidentin Ilir Meta për betimin e shpejtë të 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Në një linjë me kreun e shtetit, Kim thekson se Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) duhet të vijojë me emërimet e tjera në mënyrë që të plotësohen 19 anëtarë, aq sa e kërkon ligji.
“Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së lartë. Gjykata e Lartë tani mund të dëgjojë çështje penale, civile. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë emërimet. Faleminderit edhe Presidentit Ilir Meta për për administrimin e shpejtë. Reforma në Drejtësi po ecën përpara!” – shkruan ambasadorja Kim.
Presidenti Ilir Meta dekretoi ditën e sotme 4 anëtarët e Gjykatës së Lartë të propozuar nga KLGJ. Bëhet fjalë për Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni si edhe Klodian Kurushi. Me këto 4 emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 (shtatë) anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.
Congrats to the 4 new judges, of ?? High Ct, making 7 total. ?HC can now hear criminal, civil & admin cases. Thanks to High Judicial Council, which should continue appointments. Thanks also to Pres @ilirmetazyrtar for quickly administering oath. Justice Reform is moving forward!
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 19, 2021