Vrau shokun me plumb në kokë, Bledar Selmanaj postoi në `Facebook` pas krimit: Jam biznesmen dhe serioz

Dje, pas disa ditësh hetime policia arriti të arrestojë 39-vjeçarin Bledar Selmanaj në zonën e “Bllokut”, Tiranë, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljan Bullari.

Ky i fundit u gjet i pajetë në makinën e tij pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në Vlorë më 21 gusht, i ekzekutuar me 3 plumba.

Vetëm 2 ditë pasi kishte vrarë shokun e tij, Selmanaj shkruante në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’  se ishte biznesmen. Madje, po të këqyrësh profilin e tij, Selmanaj jep edhe të dhëna të tjera se ishte serioz dhe i gjatë 1.75.

Selmanaj është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa iu gjet edhe arma me të cilën vrau Bullarin, e groposur në oborrin e shtëpisë në Vlorë,  teksa kishte fshehur dhe veshjet që përdori ditën e atentatit.

Ai dëshmoi se të dy udhëtuan bashkë nga Tirana për në Vlorë , por nuk e pranon autorsinë e krimit.

Dyshohet se konflikti mes të dyve nisi për një borxh që Xhuljani nuk pranonte t’ia paguante. Selmanaj qëlloi tre herë në drejtim të 25-vjeçarit, por plumbi që e goditi në kokë e la të vdekur në vend.

Selmanaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Vite më parë ai ka qenë i akuzuar për disa vjedhje argjendarish e banesash në Tiranë. Duke kryer disa vjedhje seri ai është etiketuar edhe si hajduti ‘serial’ në kryeqytet. Policia thotë se Bullari dhe Selmanaj njiheshin me njëri-tjetrin dhe se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *