Del video e plotë/ Shampanjë, muzikë të lartë, kërcim, 4 vajzat që bllokuan trafikun për një sfidë në `Tik-Tok`

Muzikë të lartë në sfond, një shishe shampanje në dorë dhe më pas bllokojnë trafikun me makinë. E tillë ka qenë aventura e 4 vajzave të reja në kryeqytet, të cilat kanë bllokuar për pak çaste rrugën në Unazën e Re për të bërë video në Tik-Tok.

Ngjarja në fjalë është regjistruar më datë 22 gusht, në rrugën “Teodor Keko”. Siç shihet edhe nga pamjet, tre vajza zbresin nga benzi luksoz, ndërkohë që një tjetër qëndron në makinë dhe hap shampanjën. Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve iu bien borive, pasi bllokohen në trafik. Ndërkohë që të gjithë videon e kanë realizuar përmes një droni.

Lidhur me rastin dje reagoi policia e Shtetit e cila njoftoi se kishte proceduar penalisht 21-vjeçaren me inicialet V.D., (Valeria Dushku), banuese në Tiranë. Kjo e fundit përveçse mori edhe gjoba 500 mijë lekë të vjetra, ka rezultuar edhe e papajisur me leje drejtimi. Ndërkohë që mjeti u sekuestrua nga policia.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *