Nisja e sezonit të ri shkollor po afron dhe ambientet e shkollave në kryeqytet po iu nënshtrohen dezinfektimit. Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka publikuar pamje nga dezinfektimi i shkollës ‘Aleks Buda’, masë kjo e cila vjen pas rritjes së infeksioneve me COVID-19.
“Mirëmëngjesi nga shkolla ‘Aleks Buda’, në Njësinë 11. Kolegët pas lyerjeve e mirëmbajtjes, kanë nisur dezinfektimin në çdo shkollë!”, shkruan Veliaj.
Kujtojmë që ky vit shkollor do të fillojë me datë 27 shtator, ndërsa nga data 1 shtator nxënësit do të kenë mundësi që të zhvillojnë konsultime. Mësimi plotësues nuk do të jetë i detyrueshëm, por mund të ndiqen sipas dëshirës. Ky vendim erdhi me qëllim plotësimin e mangësive që janë krijuar një vit më parë për shkak të pandemisë COVID-19.
/Priza.al/