Kohët e fundit, Loredana Zefi dhe Mozzik kanë publikuar thënie të ndryshme në rrjetet e tyre sociale, të cilat janë marrë si thumba ndaj njëri-tjetrit.
Vetëm tre ditë më parë, këngëtarja publikoi një thënie, në të cilën shkruhej: “Kurrë nuk kam pasur nevojë për një mashkull me para, sepse gjithçka që dua është kohë, vëmendje dhe përpjekje”.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, reperja ka ndarë një tjetër foto me ndjekësit në Instastory, duke i bërë të gjithë lëmsh sërish për raportin që ka me ish-partnerin e saj.
Në foto shfaqej një poster i dy këngëtarëve që pozonin krah njëri-tjetrit, pasi së shpejti ata do të sjellin një bashkëpunim të ri, që do të titullohet “Mit Mir”, që do të thotë “Me mua”.
Dyshimet se marrëdhënia mes mozzik dhe Loredanës nuk është mirë nisi kur dyshja nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Më pas reperi postoi disa shprehje, që dukeshin si thumba kundrejt Loredanës.
“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”, shkruhej në postimet e reperit.
Nga ana tjetër Loredana iu kundërpërgjigj Mozzik me një pjesë të shkëputur nga kënga “Let you doën” të reperit NF:
“Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”.
/Priza.al/