E rëndë në Kamëz! Po pastronte pusin, bie aksidentalisht brenda! Humb jetën 65-vjeçari

Një punëtor 65 vjeç ka humbur jetën sot, pasi është rrëzuar në një pus. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje, në zonën e Kamzës.

Paraprakisht, policia sqaron se 65-vjeçari kishte hyrë për të pastruar pusin në banesën e një personi tjetër, por është rrëzuar duke humbur jetën.

“Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *