Shoku ynë Tili ishte filmi që rrëmbeu zemrat e shqiptareve rreth 40 vite më parë. Tili, djaloshi çapkën, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Sot jeta e tij ka ndryshuar rrënjësisht dhe sigurisht nuk është më ai djali i vogël që e njohëm ne. Prej atëherë kanë kaluar shumë vite.
Tili ose ndryshe Arben Latifi u bë pjesë e “Kafazit të Artë” shumë vite më parë, por më pas u tërhoq nga karriera televizive dhe vazhdoi jetën në Gjermani.
Sot Arbeni ka krijuar familjen e tij andej, e ndonëse ne e kujtojmë si djaloshin e vogël Tili, ai është burrë me thinja.
/Priza.al/