I kërkuar nga Interpoli dhe me pasaportë false, 38-vjeçari turk kapet në Sarandë

Një 38-vjeçar turk ka hyrë në portin e Sarandës me pasaportë false.  Pas verifikimeve rezultoi se 38-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim nga Interpol Ankara. Ai u justifikua se e kishte deklaruar pasaportën e humbur por e kishte gjetur sërish, por pas komunikimit të policisë me Interpol Ankara rezultoi se ajo pasaportë ishte lëshuar për një tjetër person dhe jo për 38-vjeçarin.

Gjykata e Sarandës e ka lënë të lirë shtetasin turk kundrejt garancisë 1 mln lek të reja, por edhe me detyrimin që çdo javë, të paraqitet në Prokurorinë e Sarandës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *