Gjoba më unike në botë, pronari e pëson pasi gjeli këndonte herët në mëngjes

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 83-vjeçar është gjobitur me një shumë prej 166 eurosh nga autoritetet. Shkaku? Gjeli i tij këndonte shumë herët në mëngjes.
Kjo është ajo që i ka ndodhur të moshuarit nga Castiraga Vidardi në zonën e Lodit, pas një denoncimi të bërë nga fqinjët e tij.

Këta të fundit paraqitën një ankesë në polici, pasi sipas tyre, gjeli i quajtur Carlino ia niste këngës që në orën 04:30 të mëngjesit.

Gjoba u vendos për mosrespektimin e distancës minimale prej dhjetë metrash nga shtëpitë e fqinjëve. Por dhe sipas nenit 24 të rregullores komunale, është i ndaluar shqetësimi nga kafshët që mbahen në shtëpi apo kopsht nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 08:00.

83-vjeçari ia kishte dhënë gjelin që kishte mbajtur prej vitesh një të afërmi të tij, pikërisht për shkak të ankesave të fqinjëve, por ky i fundit ia kishte rikthyer pasi kishte shkuar me pushime.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *