Ja historia e bibilushit të Napoleon Bonapartit, mbretit të Francës

Bibilushi i Napoleonit, në vdekjen e tij, u hoq dhe u balsamos. U ble nga një prift, e më pas ka qënë subjekt i ankandeve dhe shitjeve pafund.

Sot që flasim, bibilushi i Napoleonit mbahet në një kuti nga Evan Lattimer, qytetar amerikan me banim në New Jersey, i cili e trashëgoi atë nga babai i tij, një urolog, që nga ana e tij e kishte blerë  në një ankand në Paris në vitet 1970 për 3,000 dollarë.

Historia e bibilushi të Napoleonit u tregua nga gazetari britanik, Mike Evans, në programin televiziv “Dead famous DNA”, qëllimi i të cilit është të gjejë gjurmë organike të figurave historike, nga Hitleri te Elvis Presly e kështu me radhë.
Pas vdekjes doktor Francesco Antommarchi ia hoqi dhe ia balsamosi bibilushin, Bonapartit para 17 dëshmitarëve, në 1821.

Bibilushi u ble nga një prift, Abbé Anges Paul Vignali, dhe mbeti pronë e familjes së tij deri në vitin 1924, kur iu shit tregtarit amerikan të librave Abraham Rosenbach.

Ky i fundit e shiti atë tre vjet më vonë në Muzeun e Artit Francez në New York, ku qëndroi deri në ankandin e fituar nga Lattimer. Një kuriozitet: bibilushi i Napoleon Bonapartit, pas balsamimit, është pak më pak se pesë centimetra.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *