Mesfushori italian ishte në garë për çmimin me dy yje të tjerë si Kante dhe Kevin De Bruyne. 29-vjeçari zhvilloi një sezon fantastik, duke fituar Ligën e Kampionëve, ku në finale skuadra e tij e Chelsea, mposhti Manchester City me rezultatin 1-0.

Trajneri i Chelsea-s, Thomas Tuchel, është shpallur fituesi i trofeut të “Trajnerit të Vitit”, pasi fitoi Ligën e Kampioneve me blutë londinezë.

Ai la pas krahëve Roberto Mancini, i cili me Italinë fitoi Europanin këtë verë. Ashtu siç pritej, në vendin e tretë, u rendit Pep Guardiola, i cili çoi Manchester Cityn deri në finalen e Ligës së Kampioneve.

/Priza.al/