I mbijetoi aksidentit tragjik në Qafë Muzinë, 25-vjeçarja rrëfen momentet e tmerrit nga spitali

25-vjeçarja Greta Daberdini që mbijetoi në aksidentin tragjik ku humbën jetën pesë persona e ka konsideruar një mrekulli faktin që ajo është gjallë. Nga spitali ku është shtruar, e reja ka treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar pasi furgoni brenda të cilit ndodhej përfundoi në humnerë.

Ajo shton se ka parë trupat e pajetë të pasagjerëve të tjerë mbi veten dhe ka nisur të bërtasë duke kërkuar ndihmë.

“Isha në vend të parë të furgonit, po udhëtoja për në Sarandë. Rreth meje nga një krah kisha shoferin dhe nga ana tjetër një grua (viktimë). Nuk mbaj mend asgjë si ndodhi, kam hapur sytë kur ishim rrëzuar në greminë, pashë që kisha njerëz sipër meje. Aty bërtita, rreth meje erdhën dy çuna që po tentonin të më nxirrnin nga aty. Më nxorrën dhe pashë që po me dhimbte krahu kur më tërhoqën. Qëndrova pak aty, pritëm autombulancën. Çantën e dorës ma kishte marrë një nga cunat, telefonin nuk mbaj mend e humba. Erdha në spital, më bënë grafi dhe rezultoi që kam thyer krahun, të cilin e kam në allçi. Më dhemb pak qafa, por jam mirë. Nuk e di ça të them, është mrekulli e zotit, para dy ditësh isha në malin e Tomorrit. Zoti bëri mrekulli tek unë. Lajmërova të afërmit pasi kishin parë lajmet dhe telefoni ju dilte i fikur, i lajmërova këtu në spital që jam mirë,”– tha ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *