Sipas Rasim Selmanit, zëvendesdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka mohuar lajmin se Dardan Krivaqa, autori i vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani u rrah nga të burgosurit tjerë brenda këtij institucioni. “Deri më tani asnjë familjar nuk e ka vizituar atë në burg”-konfirmoi ai.
Për mediat e Kosovës, Selmani tha se Krivaqa po mbahet në institucionin e sigurisë së lartë në Gërdovc dhe se është i karantinuar për shtatë ditë.
“Jemi siguruar që informacioni është 100 përqind i saktë dhe se nuk ka ndodhur asnjë incident brenda institucionit korrektues me këtë të burgosur. Ai është i ndarë nga të tjerët sepse është pranim i ri në SHKK dhe në bazë të urdhrit operativ për pandeminë ne e kemi të paraparë që secili i paraburgosur i ri që pranohet tek ne, do të qëndrojë 7 ditë në karantinë dhe s’do të ketë asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë. Ai është i vetëm në dhomë dhe s’ka asnjë kontakt fizik me të burgosurit tjerë, përveç stafit të institucionit dhe atij mjekësor”.-u shpreh ai ndër të tjera.
/Priza.al/