Ai ka thënë për mediat se ushtarët u vranë teksa po përpiqeshin të vendosnin në kontroll situatën. Gjithashtu raportohet për disa të zhdukur.
“Ne nuk përjashtojmë mundësinë e shkaqeve të ndryshme. Kjo mund të jetë një çështje e rregulloreve të sigurisë, një shpërthim spontan të zjarrit ose një reaksion kimik. As zjarrvënia dhe sabotimi nuk përjashtohen”, theksoi ministri.
Sipas informacionit të zyrtarëve, më shumë se 500 tonë TNT u vendosën në magazinën ku ndodhi shpërthimi. Përveç pesë ushtarëve të vrarë, të paktën 90 të tjerë u plagosën.
/Priza.al/