Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në aksin Çermë-Lushnjë nuk i’u bind urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar. 44 vjeçari, banues në Tiranë u arrit të ndalej nga policia në vendin e quajtur ‘’Rotondo e Plugut. Personi me inicialet I.I nuk pranoi të bënte as testin e alkolit, ndaj policia vendosi që ta arrestonte.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. I., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe pasi është kapur nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit.
/Priza.al/