Loredana dhe Mozzik e kanë ‘shndërruar’ lidhjen e tyre në një telenovelë për fansat, pasi nuk kuptohet më kur ndahen dhe kur rikthehen në krahët e njëri-tjetrit.
Dyshja deri para disa ditësh nuk lanë gjë pa thënë për njëri-tjetrin, ndërsa ditën e djeshme publikuan këngën e tyre më të re ‘Mit Mir’, e cila është ojesë e albumit të përbashkët ‘No Rich Parents’.
Nga ana e ndjekësve kjo s’është pritur aspak mirë dhe në komente në YouTube disa prej tyre i akuzojnë për aktrim.
“Ju meritoni çmimin Nobel për aktrim”, komenton dikush i cili është mbështetur nga shumë të tjerë.
/Priza.al/