Delegacionin e Kosovës do ta kryesojë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka biseduar përmes telefonit me të dy kryenegociatorët pikërisht për të përgatitur takimin e tyre të radhës.

“Pata diskutime përmbajtjesore, të ndara, me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me drejtorin e Zyrës së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, rreth përgatitjeve për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

/Priza.al/