Paralajmërimi i Izraelit: Të vaksinuarit me Pfizer rrezikojnë 7 herë më shumë infektimin

Të dhënat e hershme nga Izraeli tregojnë se njerëzit që shërohen nga Covid mund të përballen me një rrezik shumë më të ulët nga varianti Delta, sesa ata të vaksinuar me Pfizer-BioNTech.  Të dhënat, janë botuar në medRxiv, por ende nuk janë rishikuar nga studiues të tjerë, dhe për këtë arsye duhet të trajtohen me kujdes, deklaron ScienceMag.

Rezultatet janë në kontrast me studimet e mëparshme që sugjerojnë se imunizimi ofron mbrojtje më të mirë sesa infeksioni i mëparshëm, megjithëse në ato studime nuk u përfshi varianti Delta.

Sidoqoftë, rezultatet ishin të qarta.  Personat që morën të dyja dozat e Pfizer-BioNTech kishin pothuajse gjashtë herë më shumë gjasa  për tu infektuar nga Delta, se sa personat që ishin rikuperuar nga Covid, dhe shtatë herë më shumë të ngjarë të kishin sëmundje simptomatike sesa ata që ishin shëruar më parë.

“Kjo analizë tregoi se imuniteti natyror siguron mbrojtje më të gjatë dhe më të fortë kundër infeksionit, sëmundjeve simptomatike dhe shtrimit në spital për shkak të variantit delta,” thanë studiuesit.

Mbrojtja nga një infeksion i hershëm gjithashtu zvogëlohet ndjeshëm me kalimin e kohës, sugjeroi analiza.

Studimi do të ngrejë pyetje serioze mbi vendimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, e cila zyrtarizoi për vaksinën Pfizer këtë javë.

/Burimi: The Guardian/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *