Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar pasagjerët të cilët duhet të udhëtojnë drejt Italisë në datat 27-29.08.2021 se nuk do të kryhet asnjë nisje drejt Ankonës deri në datën 30 gusht.
Në njoftimin e bërë publik, Autoriteti Portual bën me dije se shkak për anullimin e udhëtimeve është bërë një avari në linjën GNV në Itali nderkohe qe lundrimet ditore drejt Barit me linjat Adria Ferries dhe Duni Port Agency/Ventouris do të vijojnë lundrimet normalisht gjatë ditës së sotme dhe përgjatë fundjavës.
Më tej Autoriteti bën me dije se për efekt të situatës dinamike në këtë sezon të ngarkuar lundrimesh, do të vijohet informimi i qytetarëve dhe përdoruesëve të Portit për çdo përditësim në orët dhe ditët në vijim.
Njoftim:
Për arsye të avarisë së rendë të anijes së linjës GNV në Itali, NUK do të ketë nisje nga Porti i Durrësit drejt Ankonës deri në datën 30.08.2021 dhe deri në një njoftim të dytë mbi rikthimin në funksion të linjës.
Lundrimet ditore drejt Barit me linjat Adria Ferries dhe Duni Port Agency/Ventouris do të vijojnë lundrimet normalisht gjatë ditës së sotme dhe përgjatë fundjavës, (28-29.08.2021).
Për orarët e nisjes së trageteve në kohë reale, mund të klikoni në faqen zyrtare te Autoritetit Portual Durrës, ëëë.durresport.al , në Rubrikën PASAGJERËT
Ftojmë udhëtarët të kontaktojnë për çdo paqartësi me agjencitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit, si dhe në linjën tonë të GJELBËR 0800 73 74 në funksion 24 h.
Gjithashtu rikujtojmë udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve për detyrimin e tyre të respektojnë protokollet anti-Covid, distancat e sigurisë dhe mbajtjen e maskave në ambjentet e Portit dhe në bord të anijeve.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Administrata Detare dhe Autoriteti Portual Durrës po marrin masa që Operatorët e Trageteve të normalizojnë kalendarin e lundrimeve drejt Italisë përfshirë mundësinë për të siguruar zëvendësim apo shtesë anijesh, duke respektuar të drejtën e pasagjerëve për rimbursim në rast anullimesh sipas legjislacionit dhe standarteve të transportit detar.
Për efekt të situatës dinamike në këtë sezon të ngarkuar lundrimesh, do të vijojmë të informojmë qytetarët dhe përdoruesit e Portit për çdo përditësim në orët dhe ditët në vijim.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
/Priza.al/