Mbesa e Trump: Donald është një fashist, republikanët janë një parti anti-demokratike

Der Spiegel

Mary Trump, 56 vjeçe, ka një doktoraturë në psikologji dhe e njeh që nga fëmijëria ish-presidentin e saj. Babai i saj Fred Trump Jr., vëllai i madh i Donald Trump, vdiq në vitin 1981. Libri i saj i parë “Tepër dhe asnjëherë mjaftueshëm” kushtuar xhaxhait të saj vitin e kaluar u bë bestseller në SHBA.

Barra kryesore e Mary Trump: mbiemri i saj. Ajo do të jetë përgjithnjë e lidhur me xhaxhain e saj, me gënjeshtrat, krenarinë, paaftësinë, prirjet e tij autokratike, dhe pasojat e dëmshme nga një mandat i tij si president. Në librin e botuar vitin e kaluar, psikologia zbuloi për publikun historinë e tmerrshme familjare të Trump, duke u vënë nën shënjestrën e mbështetësve fanatikë të Trump, të cilët e adhurojnë ende ish-presidentin.

Për muaj të tërë, ajo mezi dilte nga shtëpia, për shkak të pandemisë së Covid-19, por edhe nga frika se mos e njihnin dhe e ofendonin në publik. Tani, Mary ka shkruar një libër të

dytë, “Pranimi i situatës:Trauma e Amerikës dhe gjetja e mënyrës së shërimit”. Në këtë libër ajo trajton periudhën më të errët të historisë amerikane, me racizmin e qëndrueshëm që gjallon në këtë vend,dhe natyrisht edhe mbi xhaxhain e saj.

Zonja Trump, verën e vitit të kaluar ju e quajtët xhaxhain tuaj njeriun më të rrezikshëm në botë. A mendoni sërish njëlloj, tani që ai nuk është më president?

Pas zgjedhjeve, u lumturova për rreth 1 minutë. Sigurisht, u lehtësova shumë, por numri i njerëzve që votuan për të ishte shqetësues. 74 milionë! Po, Joe Biden fitoi. Por demokratët në përgjithësi nuk fituan sa duhet. Ne kishim nevojë për një kundërshtim total ndaj Donald dhe partisë së tij, dhe nuk e pamë një gjë të tillë.

Pra ju mendoni se ai ende paraqet një rrezik?

Ne nuk kemi dalë nga zona e rrezikut. Menjëherë pas zgjedhjeve, u pa qartë se ai do të bënte gjithçka që kishte në dorë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve, dhe se republikanët do ta lejonin që ta bënte këtë gjë. Për Donald, humbja nuk është diçka e pranueshme, dhe për të, të fitosh nuk do të thotë të fitosh në mënyrë legjitime, thjesht do të thotë të korrësh fitoren. Ai e di që nuk fitoi, por unë nuk besoj që ai e di se humbi në nëntor 2020.

Si shpjegohet kjo?

Ai është përpjekur për 2 vjet që t’i vidhte ato zgjedhje. Ai s’mund ta pranojë faktin që pavarësisht gjithçkaje që bëri, asgjë nuk funksionoi. Pra, ai ende po përpiqet që t’i vjedhë ato zgjedhje.

A e shihni si një përpjekje të tillë 6 janarin, ditën kur një turmë e mbështetësve të tij sulmuan ndërtesën e Capitol Hill?

Ai është shumë i aftë në përdorimin e njerëzve më një personalitet më të dobët se ai. Kjo është tronditëse, pasi ai është në fakt njeriu më i dobët që kam njohur ndonjëherë. Por mbështetësit e tij janë padyshim të shumtë. Pastaj, ka edhe njerëz që janë shumë më të zgjuar dhe më të fuqishëm se ai, që dinë ta përdorin Donald. Pra është një kombinim shumë i rrezikshëm.

A mendoni se ai u kënaq nga ajo që pa më 6 janar?

Po, ajo ishte ndoshta një nga ditët më të lumtura të jetës së tij. Nuk ishte rastësi kur ai i tha turmës se nëse nuk i jepej fitorja, faji do të ishte i Mike Pence. Atëherë, a duhet të befasohemi kur njerëzit u turrën drejt parlamentit me litarë në duart për të varur zv/presidentin? E vetmja gjë për të cilën Donald është penduar me gjasë është pse atë ditë nuk pati më shumë dhunë.

Mendoni se ai do të kandidojë sërish në vitin 2024?

Nuk e di. Por për shkak të ndikimit ende të madh, ai sheh një mundësi. Donald e di se mënyra e vetme për të qëndruar larg telasheve me drejtësinë është të rikthehet në pushtet.

Në librin tuaj të ri, ju tregoni sesi në vitin 2017, disa muaj pas inaugurimit në detyrë të xhaxhait tuaj, ju iu nënshtruar një trajtimi spitalor për çrregullimin e stresit post-traumatik. Çfarë ndodhi?

Mbaj mend që jam ndjerë jashtë kontrollit. Atëherë jetoja në një qytet shumë republikan, ndaj isha vërtet e izoluar. Për herë të parë në jetën time, humba miq për shkak të zgjedhjeve, dhe e dija se duhej të bëja diçka. Por pavarësisht faktit se jam psikologe, nuk e dija që për këtë kishte programe trajtimi. E dija që ishte një varësi, por nuk e dija që kishte një kurë për stresin post-traumatik.

Xhaxhai juaj traumatizoi gjysmën e kombit amerikan…

Herë pas here mendoj se ky vend do të mbetet përherë i njollosur nga ajo që ai shkaktoi.

A nuk mendoni se “magjia” e tij është prishur? Politikat e Joe Biden janë mjaft popullore dhe “Gënjeshtra e Madhe” e Trump nuk ka arritur asgjë?

Demokratët nuk e kuptojnë seriozitetin e kërcënimit. Ata po luajnë me rregullat e një rregulloreje së cilës republikanët i vunë zjarrin. Nuk ka më rregulla. Ata duhet të nisin të luftojnë sikur jeta e tyre të varej pikërisht nga kjo betejë. Por ata nuk janë të gatshëm që ta bëjnë këtë.

Sa serioze është situata?

Donald është një fashist, dhe republikanët janë një parti autokratike, anti-demokratike, kundër maxhorancës. Ata do të ishin të lumtur të krijonin një lloj aparteidi në këtë vend. Ata po përpiqen në mënyrë aktive qëta shkatërrojnë demokracinë tonë.

Nëse do të rimarrin kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e vitit 2022, kjo do të ishte fatale për vendin. Dhe nuk do të befasohesha nëse ata do ta bënin Donald, dy vjet para zgjedhjeve presidenciale, kryetar të Kongresit. Dhe atëherë nuk do të lejohet që të fitojë zgjedhjet ndonjë demokrat tjetër.

E besoni vërtet këtë gjë?

Ne po shohim që kjo gjë po ndodh tashmë. Vitin e kaluar, në zgjedhje votuan 155 milionë njerëz. Ka pasur ndoshta 36 raste të manipulimit të votës, që përbën një numër shumë të vogël. E megjithatë, ne kemi qindra ligje që kufizojnë të drejtën e votuesve, të cilat janë miratuar me nismën e republikanëve. Nëse demokratët humbasin shumicën në Kongres apo Senat në zgjedhjet e vitit të ardhshëm 2022, gjithçka do të ketë marrë fund.

A nuk mendoni se demokracia amerikane është e qëndrueshme?

Mënyra se si është strukturuar ky vend është në thelb antidemokratike.

Çfarë doni të thoni me ketë?

Kushtetuta Amerikane nuk është një dokument demokratik. Për shembull, ne kemi aktualisht një ndarje 50 me 50 në Senat. Por 50 senatorët republikanë, përfaqësojnë 40 milionë njerëz, pra më pak se sa 50 senatorët demokratë. Kjo sepse kushtetuta i jep çdo shteti vetëm2 vende në senat, pavarësisht sesa të populluar janë ato.

A prisni që kushëriri juaj, Donald Jr., apo kushërira juaj Ivanka, të kandidojë për poste politike?

Jo

Pse?

Xhaxhai im është një palaço, por ai ka karizëm. Nëse do ta takonit, do ta kuptonit këtënë10 sekondat e para. Por më pas ju do të kuptoni se ai është tërësisht psikopat. Gjithsesi shumë njerëz janë shumë të ndjeshëm ndaj llojit të karizmës së tij. Donald Jr.dhe Ivanka nuk kanë karizmën e Donald. Ata nuk mund të mbijetojnë politikisht pa të. Po ashtu edhe në biznes. Shpresoj që të gjithë të përfundojnë në burg.

/Burimi: Der Spiegel/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *