Një 23-vjeçar që vuante nga sëmundja e epilepsisë është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në fshatin Hotolisht, Librazhd.
Viktima e identifikuar si Alfred Kaca, banues në fshatin Spathar, konsiderohej i humbur prej 4 ditësh në Librazhd, pasi familjarët kishin bërë denoncimin për largimin e tij nga banesa në drejtim të paditur.
Në trupin e tij nuk u gjetën shenja dhune dhe as shenja përleshjeje, ndërkohë që sipas familjarëve 23-vjeçari vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Njoftimi i policisë:
Librazhd/ Informacion paraprak Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021. Nga deklarimet e familjarve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/