E ndërsa bilanci i sulmit terrorist dje në Kabul është rënduar duke shkuar në 170 viktima dhe 200 të plagosur, nga të cilët vetëm 32 burra, 3 gra dhe 3 fëmijë janë identifikuar deri më tani, Presidenti Biden u paralajmërua nga ekipi i sigurisë kombëtare këtë mëngjes “se një sulm tjetër terrorist në Kabul mund të ndodhë“.
“Ditët e ardhshme të këtij misioni do të jenë periudha më e rrezikshme deri më tani” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për mediat amerikane.
Zëdhënësi i Pentagonit, Kirby pranon se përpjekjet e SHBA “dështuan”, duke shtuar se ushtria amerikane është e përgatitur për sulme shtesë. “Ne ende besojmë se ka kërcënime të besueshme” tha ai, duke shtuar
“Në fakt, unë do të thoja kërcënime specifike, të besueshme“.
Më herët në konferencë, Kirby tha se SHBA planifikuan të respektojnë afatin e tërheqjes më 31 gusht.
Pasi ushtria amerikane të jetë larguar, SHBA do të eksplorojë mënyra shtesë për të lehtësuar fluturimet jashtë Afganistanit. “Kjo nuk përfshin domosdoshmërisht ushtrinë e Shteteve të Bashkuara” thotë ai.
Shtëpia e Bardhë tha se më shumë se 111,000 njerëz janë evakuuar që kur filloi transportimi ajror gati dy javë më parë nga Afganistani