Parashikimi i motit/ Temperaturat pësojnë një rritje të lehtë, priten reshje shiu në disa zona

Vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por priten reshje me intervale të shkurtra kohore në disa qytete.

Sipas Meteoalb temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë të cilat do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 25°C, në zonat e ulëta nga 19°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 31°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Përsa i përket Kosovës do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C në 23°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 26°C.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *