A do prezantojë Portokallinë në këtë sezon? Fjoralba Ponari shuan dyshimet

Nëpërmjet një posti në Instagram e veshur me një kanotierë portokalli, Luana Vjollca bëri të gjithë ndjekësit e saj të dyshojnë se ajo mund të drejtojë sezonin e ri televiziv ‘Portokalli’.

Menjëherë pas këtij postimi nisën komentet nga miq të saj dhe fansa. Ajo që ra në sy ishte fakti se komentet i lidhin të gjithë me ngjyrën portokalli.

Sezonin e kaluar ‘Portokallia’ u drejtua nga Fjoralba Ponari dhe Salsano Rrapi, por ç’do të ndodhë me ta?

Përmes një interviste virtuale me ndjekësit e saj, Fjoralba Ponari ka zbuluar së fundmi se ajo do të jetë sërish pjesë e “Portokallisë”.

Me çfarë projekti je duke punuar për momentin?”, e ka pyetur dikush nga fansat moderatoren..

Dhe Fjoralba ka zbuluar se këtë sezon do të merret sërish me dy emisione, “Më thuaj një dëshirë” dhe “Portokalli”.

“Dy projekte që kam qenë në transmetim dhe sezonin e kaluar ‘Më thuaj një dëshirë’, madje shumë shpejt do të kemi një komunikim për datën që fillojmë transmetimin. Ndërsa Portokallia rifilon punën intensive javën e fundit të shtatorit”, është përgjigjur Ponari.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *