Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në Poliklinikën Qendrore, një nga 4 poliklinikat e Tiranës, ku po kryhet vaksinimi anticovid, krahas qendrave shëndetësore dhe pikave të vaksinimit të përqëndruar.
“Fokusi është tek vaksinimi i çdo qytetari +18 vjeç. Ndaj ne jemi duke krijuar mundësinë që edhe në ato pika të ofrimit të kujdesit shëndetësor siç janë poliklinikat, tashmë të kemi hapur pikat tona të vaksinimit. Ky është një shembull, edhe këtu në poliklinikën qendrore, siç e njohim të gjithë, ku çdo qytetar mund të vijë dhe të kryejë vaksinën. Mjafton të ketë kartën e identitetit. Padyshim ne do të vazhdojmë që ta konsiderojmë jo vetëm çdo ditë, por sidomos muajin shtator, një muaj vendimtar për të rritur mbulesën vaksinale, duke qenë se jemi afër hapjes së shkollave, më tej universiteteve”, tha Manastirliu.
Duke folur për disponibilitetin e vaksinave, Manastirliu bëri me dije se qeveria është duke negociuar me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksinash.
“Qeveria ka marrë masat që të vijojë që të kemi furnizim në vazhdim me vaksina. Jemi duke negociuar gjithashtu me Pfizer për 500 mijë doza të tjera të vaksinave Pfizer, të cilat do të jenë pjesë e programit tonë të vaksinimit deri për muajin dhjetor. Këto vaksina parashikohet të vijnë brenda fundit të këtij viti”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në Poliklinikën Qendrore, një nga 4 poliklinikat e Tiranës, ku po kryhet vaksinimi anticovid, krahas qendrave shëndetësore dhe pikave të vaksinimit të përqëndruar.
Duke bërë apel për vaksinimin, prof. Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, tha se ka akoma mësues të pavaksinuar, ndërkohë që tha se krahas fushatës së hapur të vaksinimit u ëshë rekomanduar mjekëve të familjes që të mos largojnë vëmendjen nga grupet në risk.
“Ka akoma sidomos në mjedisin e mësuesve që janë dhe grupe kritike dhe grupe risku, për të cilat duhet të shtojmë mundësinë e vaksinimit. Personeli shëndetësor ka një mbulesë më të lartë vaksinale në krahasim me të tjerët. Mbulesë të mirë vaksinale kanë punonjësit e policisë. Natyrisht ne po vazhdojmë që krahas gjatë gjithë kësaj kohe të fushatës së hapur, kemi dhënë rekomandimin për mjekun e familjes që të mos e largojë vëmendjen nga ato grupmosha që janë me të vërtetë kritike”, tha Bino.
Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur 1,899,172 vaksina. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,427,977 doza të vaksinës ndaj COVID19.
/Priza.al/